Skulptura është konsideruar si arti i muskujve. Referuar historikut, artiste dhe studente femra në këtë fushë numërohen me gishtat e dorës. Juli Miftari është studente e skulpturës në vitin e fundit, kjo zgjedhje i ka fillesat që në fëmijëri, sipas saj.
Atelieri monumental është vendi më i dashur për të, ku formëson personazhet dhe imazhet mes realizmit dhe abstraksionizmit. Mungesa e një studio vështirëson krijimtarinë, por nuk e mposht atë.
Mirënjohje të veçantë ka edhe për pedagogët, që i kanë dhënë hapësirë në studion e tyre për të realizuar punë me të cilat është përfaqësuar në ekspozita. Aktualisht ajo po punon për një ekspozitë personale, të cilën mendon ta realizojë brenda 4 muajsh. Ajo është e qartë në qëllimet që i ka vënë vetes
Edhe pse studente ajo është pjesëmarrëse në ekspozita krahas artistëve të njohur, të cilët kanë vlerësuar punimet e saj. /abcnews.al/