Julen Lopetegui: Matheus Cunha mbërrin në janar, për Iscon nuk dua të flas

schedule19:53 - 23 Dhjetor, 2022

schedule 19:53 - 23 Dhjetor, 2022

Me ardhjen e Julen Lopetegui në stolin e Wolverhampton, duket se situata po ndryshon te “ujqërit”, me teknikun bask që ka mbërritur në Angli me synime të qarta, të paktën në aspektin e merkatos.

Pas nënshkrimit me brazilianin e Atletico Madrid, Matheus Cunha, i cili do të prezantohet te Wolves me nisjen e merkatos së dimrit, tashmë Lopetegui po mendon dhe për afrimin e Isco, edhe pse akoma nuk ka prezantuar ndonjë ide konkrete, gjë të cilën e tha dhe ditën e sotme në një konferencë për shtyp.

“Është diçka për të cilën nuk dua të flas përndryshe do të më duhej ta bëja në çdo konferencë shtypi. Përsa i përket Cunhas, është e qartë se ai do të jetë një nga lojtarët tanë, kështu që mund të flasim për të. Ai do të arrijë kur të hapet seanca e merkatos, ai është profili i duhur për ne”,- u shpreh Lopetegui.

Ndërkaq, kujtojmë se Isco ndërpreu kontratën e tij me klubin e Sevilla vetëm 2 ditë më parë dhe “ujqërit” janë më të favorizuarit për të nënshkruar me 30-vjeçarin spanjoll, kjo dhe për faktin se Lopetegui e pëlqen shumë ish-madrilenin, gjë e cila u pasqyrua dhe në transferimin e tij te Sevilla, aty ku Julen ishte trajner para se të mbërrinte te Wolves. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!