Agnaldo Pinto de Moraes Junior është larguar nga Kastrioti. Mesfushori ofensiv ishte pjesë e ekipit krutan në sezonin e kaluar, të cilin e mbylli me 35 ndeshje dhe asnjë gol.
27-vjeçari brazilian ka lajmëruar ndarjen me klubin e Superiores me anë të një postimi në rrjetet sociale, aty ku shkruan:
“Dua t’i falënderoj të gjithë te Kastrioti për vitin që kaluam së bashku. Urimet më të mirë për të gjithë dhe paçi fat në sezonin e ri“, shkruan futbollisti latin. /abcnews.al