Shumica e duhanpirësve iu pëlqen që të ndezin një cigare menjëherë pasi kanë konsumuar ushqim. Por në fakt ata nuk e dinë se sa dëm po u shkakton organizmit të tyre ky zakon.
Dëshira e madhe për të ndezur cigaren menjëherë pas ushqimit është një impuls që ndodh tek shumë duhanpirës. Shpesh ata ndezin cigaren menjëherë duke menduar që do ta tresin ushqimin më shpejt, por shkenca nuk e përkrah këtë teori të tyre.
Është konstatuar që një cigare pas ushqimit mund të ketë ndikimin e njëjtë në organizëm sikur të keni pirë dhjetë. Gjithashtu, pirja e duhanit menjëherë pas ngrënies vetëm sa i irriton edhe më shumë zorrët. Sistemi i tretjes punon në tërë trupin, kurse nikotina lidhet me oksigjenin në gjak, sepse pastaj absorbohet më lehtë.
Shkencëtarët paralajmërojnë se një cigare pasi të keni konsumuar ushqim, rrit në mënyrë dramatike rrezikun e kancerit të zorrëve dhe kancerit të mushkërive. Nëse nuk mundeni pa e ndezur një cigare, të paktën konsumojeni atë 20 minuta pas ushqimit.
Zakonisht duhanpirësit kanë frikë ta lënë duhanin pasi mendojnë se do të shtojnë peshë. Një studim i fundit tregoi se fajtori për gjithçka mund të jetë truri ynë, i cili dëshiron të kompensojë mungesën e papritur të nikotinës në trup duke kërkuar ushqim të pashëndetshëm.
Autori i studimit psikologu Mustafa al’ Absi tha: “Ne kemi hetuar nëse mungesa akute e nikotinës shkakton rritje të marrjes së ushqimit të pashëndetshëm dhe si përfshihen receptorët përgjegjës për lehtësimin e stresit.”
Për t’ju dhënë një nxitje më shumë, shkencëtarët kanë zbuluar se duhanpirësit që e lënë duhanin, veçanërisht në moshë të re, kanë shkallë shumë më të ulët të vdekshmërisë sesa ata që vazhdojnë. Në mënyrë të veçantë, sipas një studimi të ri shkencor mbi ndërprerjen e duhanit, duhanpirësit që e lënë duhanin para moshës 35-vjeçare kanë nivele të ngjashme vdekshmërie gjatë një periudhe të caktuar kohore si ata që nuk kanë pirë kurrë duhan./Kosovapress