Ju mban gjithmonë të rinj, ky frut është “arma” më e mirë kundër rrudhave

schedule04:35 - 11 Tetor, 2022

schedule 04:35 - 11 Tetor, 2022

“Disa ushqime mendohet se përshpejtojnë procesin e plakjes, duke përfshirë sheqerin, alkoolin dhe karbohidratet e përpunuara si buka e bardhë dhe drithërat”, shpjegon Doktor Al Kubra.

“Ato mund të dëmtojnë kolagjenin, i cili është i nevojshëm për të ruajtur rininë e lëkurës. Alkooli dhe ushqimet e pasura me yndyra të ngopura mendohet se shkaktojnë inflamacion dhe plakje. Por ushqimet e pasura me antioksidantë, veçanërisht frutat ngjyrë vjollce si kumbullat dhe manaferrat, ndihmojnë në luftimin e plakjes, sepse ato përmbajnë vitaminë C, e cila rrit kolagjenin dhe ndihmon në përthithjen e hekurit”, shton ai.

Pra, nëse doni një fytyrë të lëmuar dhe lëkurë të shtrënguar, shkoni te kumbullat. Në të njëjtën kohë, harroni alkoolin dhe bukën e bardhë./abcnews.al