“Ju keni shkelur marrëveshjet”, Rusia reagon pas takimit Erdogan-Zelensky

schedule19:50 - 8 Korrik, 2023

schedule 19:50 - 8 Korrik, 2023

Moska kritikoi ashpër Ankaranë, pas përfundimit të takimit të Recep Tayyip Erdogan me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Stamboll. Vihet re se mesazhi nga Kremlini vjen në një kohë kur Ankaraja po përpiqet të luajë rolin e ndërmjetësit.

“Turqia shkeli marrëveshjet duke liruar komandantët e burgosur të një njësie që për javë të tëra mbrojti fabrikën e çelikut Azovstal në qytetin ukrainas të Mariupol,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Peskov, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA, tha se sipas kushteve të shkëmbimit të të burgosurve, luftëtarët do të qëndrojnë në Turqi deri në fund të luftës. Rusia nuk kishte marrë informacion për lirimin e tyre, shtoi ai.

Presidenti ukrainas është kthyer sot në Ukrainë nga Turqia, duke marrë me vete pesë komandantë të ish-gardës në Mariupol, duke thënë se “po i kthejmë heronjtë tanë”.

Sipas kushteve të marrëveshjes, të ndërmjetësuar nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, pesë komandantët ukrainas do të qëndronin në Turqi deri në fund të luftës “në kushte sigurie të plotë dhe kushte komode jetese”.

Luftëtarët ukrainas janë Denis Prokopenko, Svyatoslav Palamar, Serhiy Volinsky, Oleh Khomenko, Denis Slegka.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!