Fitorja e mbrëmshme e Manchester United “vulosi” përfundimisht katër ekipet që do të përfaqësojnë sezonin e ardhshëm kampionatin e Premier League, në UEFA Champions League, ku përveç “djajve”, një “biletë” për fazën e grupeve e kanë siguruar dhe Neëcastle, Arsenal e Manchester City.
Mirëpo, vetëm 4 pikë poshtë vendit të 4-rt ndodhen “të kuqtë” e Liverpool, të cilët me një ndeshje të mbetur në këtë sezon nuk arritën dot të arrinin kualifikimin për në fazën e grupeve, gjë e cila ka “zhgënjyer” jo pak djemtë e Jurgen Klopp.
Për “dështimin” e Liverpool këtë sezon, disa fjalë i tha dhe “faraoni” i “Anfield Road”, Mohamed Salah, i cili me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në “Instagram”, tha se Liverpool ka zhgënjyer tifozët dhe vetë lojtërët ndihen të zhgënjyer.
“Jam plotësisht i shkatërruar. Nuk ka absolutisht asnjë justifikim për këtë. Ne kishim gjithçka që duhej për të arritur në Champions League dhe dështuam.
Ne jemi Liverpool dhe kualifikimi për këtë kompeticion është minimumi. Më fal, por është herët për një postim ngritës apo optimist. Ne ju kemi zhgënjyer ju dhe veten tonë”,- shkruan Salah në një postim drejtuar tifozëve të Liverpool. /i.m /abcnews.al
Postimi i plotë:
View this post on Instagram