“Ju flet Londra, i love Tirana”/ Vizita e parë e një kryeministri britanik. Rama: Moment historik

schedule15:38 - 15 Maj, 2025

schedule 15:38 - 15 Maj, 2025

Keir Starmer u bë kryeministri i parë i Britanisë së Madhe që shkeli tokën shqiptare, por qe ne momentet e para u vu re klima e re në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Londrës.

Pasi ju drejtuan njeri tjetrit ne emër të parë, kryeministri Starmer nuk harroi të përsëriste urimin për mikun e tij të rigjetur.

Përgëzime, urime për fitoren zgjedhore këtë javë dhe në fakt është vërtetë gjë e madhe që jam këtu në Shqipëri për të hapur atë, që unë e shoh si kapitullin e radhës në marrëdhënien e fortë të dy vendeve tona”, tha Starmer.

E më pas fokusi te cështjet dy paleshe.

“Ju jam mirënjohës ju, i nderuar Kryeministër, për mbështetjen  tuaj dhe për udhëheqjen tuaj të guximshme për çështjet e emigracionit me të cilat përballet kontinenti ynë dhe ecuria jonë e përbashkët që ne kemi patur, pra progresi në uljen e numrit të gomoneve, ka qenë e konsiderueshme dhe ka qenë pra një ulje vërtetë e konsiderueshme dhe ky është një mesazh dhe shembull shumë i qartë i asaj që mund të arrihet kur dy vende punojnë ngushtësisht me njëra-tjetrën”, shtoi Starmer.

Kjo marrëdhënie e re e krijuar mes dy vendeve, duket se ja bën më të lehtë Edi Ramës, për tu kërkuar zgjidhje për cështjet e mbetura pezull. Dhe si shembull se kur vullneti ekziston, punët behen.

“Në vitin 2024, numri i shqiptarëve  që kanë hyrë, apo tentuar të hyjnë në mënyrë të paligjshme në Britani është disa qindra, ndërkohë që në momentin që ne kemi shtyrë përpara për të ngritur Task forcën e përbashkët arriti në 12 mijë, përkatësisht në vitin 2022 kur pati një fluks të madh”, tha Rama.

Por tani Londra,  thote Rama duhet të ndihmojë shqiptarët qe jetojne ne menyre të rregullt në Britani.

“Është që është koha për të shqyrtuar një tjetër problem që kemi në Britaninë e madhe me shumë shqiptarë, të cilët kanë arritur dhe janë sistemuar në Britani shumë vite më parë, janë të gjithë të integruar në jetën e Britanisë së madhe, por në kohën e mbërritjes së tyre kanë përdorur pasaporta, por më saktë kanë përdorur identitet të Kosovës për të pasur pranimin si refugjatë lufte, ndërkohë që largoheshin nga një vend jashtëzakonisht në vështirësi”, tha ai,.

Si Starmer ashtu edhe Rama u ndalën edhe tek emigracioni i paligjshëm., Kryeministri britanik foli për uljen e emigrantëve të paligjshëm, ndërsa kryeministri Rama, la të hapur mundësinë e një qendre refugjates, edhe pse thotë se do i mbetet besnik martesës me Italinë.

“Ky është një model i cili kërkon kohën e vet për tu testuar, e para dhe e dyta, ky është një model që në rast se funksionon, mund të replikohet por jo në Shqipëri, në vende të tjera të rajonit ku po qe se rezultati i modelit do të jetë pozitiv, nuk ka arsye që të mos ketë disponim nga ana e vendeve të tjera”, u shpreh ai.

Shqiperia, nga një ministre e qeverisë së mëparshme britanike u be reklame negative për fushatën e saj elektorale. Fushate te cilen konservatoret e humben dhe ifituan laburistët e Starmer. Ndoshta duhet dhe një ndjese nga Londra? Por edhe ketu Edi Rama ndihmoi mikun e tij te ri britanik

“Kanë qenë individë të tjerë, disa individë të tjerë qe e kanë bërë, megjithatë ky nuk është justifikim sepse ishin zgjedhur nga populli britanik me votë dhe në fakt mallkimi nuk ishte shumë i mirë. Mallkimi i shqiptareve, sepse mallkimi iu kthye dhe tashmë janë jashtë parlamentit”, tha ai.

Gjithsesi roli i Londres ne rajon po rritet dhe forin ofis ka nje te dërguar te përherhshëm ne Ballkan. Nje sSmit i vendeve te ballkanit i9 drejtuar nga Starmer do te mbahet ne tetor, me fokues tek siguria.  Për këtë arsye Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruan dy marrëveshje në fushën e prodhimit të pajisjeve të mbrojtjes, investime me qellim prodhimin e mjeteve ushtarake. PO ashtu edhe në fushën e sigurisë dhe partneritetit strategjik. Duke filluar nga qëndrimi i perbashkët dhe i palëkundur, pro Ukrainës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!