Ju është bllokuar lavamani? Me këto dy produkte do ta zhbllokoni menjëherë

schedule23:06 - 25 Nëntor, 2022

schedule 23:06 - 25 Nëntor, 2022

Kur lavamani është i bllokuar, përdorim kimikate të forta tregtare për të zgjidhur problemin. Aroma e tyre gjatë zhbllokimit të lavamanit është zakonisht shumë e fortë dhe, në shumë raste, e dëmshme për shëndetin. Megjithatë, ekziston një truk i thjeshtë për të zgjidhur këtë problem.

Gjithçka që ju nevojitet janë dy përbërës që me siguri do t’i keni: sodë buke dhe uthull të bardhë. Fillimisht hidhni ujë të mjaftueshëm të vluar në lavaman. Më pas hidhni 1-2 lugë sodë buke në lavaman, sa më mirë të mundeni. Shtoni rreth gjysmë gote uthull të bardhë mbi sodën e bukës.

Lëreni që soda e bukës të veprojë. Pasi të krijohet shkumë te gryka e lavamanit, shtoni ujë të vluar për të pastruar lavamanin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!