Jozefina Topalli: Grushti ndaj Berishës moment i errët në historinë 30-vjeçare të pluralizmit

schedule15:13 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 15:13 - 6 Dhjetor, 2022

Jozefina Topalli dënon dhunën ndaj Sali Berishës, i cili u sulmua gjatë protestës sot me grusht teksa po ecte në bulevardin e “Dëshmorëve të Kombit” .

Nëpërmjet një postimi në postimi në Facebook, Topalli thotë se incidenti i sotëm në protestën e Berishës është një nga momentet më të errëta në historinë 30-vjeçare të pluralizmit në Shqipëri.

Reagimi i plotë e Jozefina Topallit

“Agresioni ndaj Kryetarit te opozites zotit Sali Berisha, kur ai po drejtonte nje proteste kundra pushtetit aktual, eshte nje nga momentet me te erreta ne historine 30 vjecare te pluralizmit ne Shqiperi.
Ky agresion eshte vetem politik.
Opozita shqiptare natyrisht nuk sjell faqen tjeter ndaj dhunes brutale te ushtruar me te gjitha format ndaj opozites shqiptare e mbi te gjitha mbi kryetarin e saj zotin Sali Berisha.
Kjo vjen pas shtyrjes se gjyqit per emrin e Partise Dëmokratike.
Kjo vjen pas presionit ndaj medias. Kjo vjen pas blerjes se ish kryetarit te Pd per 10 vite; kjo vjen pasi disa deputete pseudo opozitar perpiqen ne cdo forme te demtojne misionin e shenjte te opozitarizmit. Brutaliteti i pushtetit ndaj kryetarit te opozites eshte pa burrni.
Agresioni ndaj kryetarit te opozites ne proteste eshte thelbi i kultures te dhumes dhe i mos pranimit te misionit opozitar!
Lironi agresion. Opozita e din kush eshte frumezuesi”

Gert Shehu 31 vjeç është autori që goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës së Partisë Demokratike. Ai ka përfunduar në spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të dëmtimeve të shumta të marra për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tij, nga truprojat e Sali Berishës. Burime për Abc bëjnë të ditur se i riu ka hematoma të shumta dhe po i kryhen ekzaminime të tjera për të parë ndërsa ka hemorragji të brendshme.

Oficerët po tentojnë që ta marrin sërish në pyetje, por deri më tani ai nuk ka folur. Burime për ABC, bëjnë të ditur se personi në fjalë vuan nga kriza nervore dhe ka kartelë mjekësore./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!