Jovic tërbon Zidane, ofertë zyrtare për lojtarin e Gjermanisë

schedule11:13 - 6 Janar, 2020

schedule 11:13 - 6 Janar, 2020

Zinedine Zidane është lodhur nga Luka Jovic dhe kërkon një tjetër sulmues. Real Madrid pagoi 60 milionë euro tek Eintracht Frankfurt verën e kaluar, por 22-vjeçari serb nuk është përshtatur ende me klubin e ri dhe kërkesat e trajnerit francez.

El Desmarque raporton se Real Madrid është futur në garë për Timo Werner. 68 milionë sterlina ka gati klubi spanjoll për sulmuesin e Leipzig, i cili po kalon një formë fantastike dhe ka shënuar 23 gola këtë sezon.

Liverpool dhe Chelsea po ndjekin 23-vjeçarin gjerman, por Real Madrid po tenton të fitojë garën me ofertën e përgatitur. Leipzig nuk ka ndërmend të privohet nga Werner në merkaton e janarit dhe Reali po synon të arrijë akordin për transferimin e lojtarit të kombëtares gjermane në fund të sezonit. /abcnews.al

 

Timo Werner