Jovanoviç: Kurti nuk është kërcënim për Serbinë, rast i mirë për dialog

schedule17:20 - 8 Tetor, 2019

schedule 17:20 - 8 Tetor, 2019

Çedomir Jovanoviç është një ndër liderët më mendje hapur në Serbi, i cili kërkon bashkëpunim pa kushte me Kosovën.

Kreu i Partisë Liberal-Demokrate ka komentuar edhe fitoren e Vetëvendosjes duke thënë se Albin Kurti nuk është kërcënim për Serbinë, por një shans i mirë për të bashkëpunuar.

Ai ndërkohë e sheh pavend gjuhën e ashpër të Kurtit ndaj Kosovës duke theksuar se shqiptarët e Kosovës e panë si shpresë.

“Kurti nuk është një kërcënim për Serbinë, por një shans, për shkak të shpresës që shoqëria kosovare ka për të dhe mbështetja që gëzon”, citojnë mediat të ketë thënë Jovanoviç.

Më tej, ai theksoi Kosova ka treguar një shkallë të lartë demokratike përgjatë procesit zgjedhor të 6 tetorit, dhe që tashmë është koha që të krijohen energji të reja për bashkëpunim rajonal.

Jovanoviç tha se shpreson që qeveria e re të mund të krijojë një dialog me Serbinë, i cili do të përmbyllet me një marrëveshje të pranueshme nga të dyja palët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!