Jouninho largohet nga Lyon, nis diplomimin për trajner në Spanjë

schedule15:05 - 11 Dhjetor, 2021

schedule 15:05 - 11 Dhjetor, 2021

Juninho do të largohet nga posti i drejtorit sportiv të Olympique Lyonnais këtë dimër.

I etur për të marrë diplomën e tij për t’u bërë trajner, braziliani mund t’i kalojë studimet në Spanjë, sipas Le Progres marrë nga RMC Sport.

I konsideruar si një legjendë e Olympique Lyonnais midis 2001 dhe 2009 kur ishte lojtar, Juninho u rikthye te Lyon në 2019 me kostumin e drejtorit sportiv.

Rreth dy vjet pas marrjes së detyrës, ish-mesfushori ka njoftuar ditët e fundit largimin e tij nga klubi francez këtë dimër.

Por braziliani nuk ka ndërmend të pushojë pasi sipas Le Progres , së shpejti mund t’i bashkohet Spanjës. Ideja është të fillojë stërvitjen për të marrë diplomën e trajnerit e cila do të fillonte në fillim të vitit 2022. E përditshmja rajonale saktëson se koha e pritjes është më e gjatë në Francë sesa në Spanjë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!