Përfaqësuesi i Lartë i BE, Josep Borrell ka zhvilluar një video konferencë me Kryeministrin Edi Rama.
Në një njoftim bëhet e ditur se Borrell, përshëndeti angazhimin e Kryeministrit Rama për të çuar Shqipërinë përpara në rrugën e saj të pranimit në BE dhe përparimin vendimtar në përmbushjen e kushteve të vendosura nga konkluzionet e Këshillit.
Me Shqipërinë më afër se kurrë për fillimin e negociatave të pranimit në BE, Përfaqësuesi i Lartë nënvizoi nevojën për të vazhduar kryerjen e reformave kryesore të identifikuara nga Këshilli. Borrell ka vlerësuar se kontributi i të gjitha forcave politike do të jetë i dobishëm në sjelljen e vendit në hapin tjetër.
Sa i përket politikës së jashtme, Përfaqësuesi i Lartë Borrell vlerësoi harmonizimin e vazhdueshëm të Shqipërisë me pozicionet e politikës së jashtme të BE. /abcnews.al

