Tjetër huazim për Justin Kluivert. Sulmuesi holandez ka kontratë deri në verën e vitit 2023 me Romën. Sezonin e kaluar u huazua te Leipzig në kampionatin gjerman, teksa ka nisur një tjetër aventurë.
?? Welkom ?⚫️?#OGCNice pic.twitter.com/9HFV13wVu4
— OGC Nice ???? (@ogcnice_eng) July 20, 2021
22-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Jose Mourinhos dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligue 1. Roma ka arritur akordin me Nice në lidhje me huazimin e sulmuesit të majtë.
?? Justin Kluivert’s first steps!#OGCNice #IssaNissa pic.twitter.com/7TLI4rOYtA
— OGC Nice ???? (@ogcnice_eng) July 20, 2021
Klubi francez ka prezantuar Kluivert dhe ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij në verën e ardhshme për shumën e 15 milion eurove. /abcnews.al