Jose Mourinho nuk i beson më shërbimeve të Jan Vertonghen. Mbrojtësi belg luan prej shumë vitesh për Tottenham, por me kontratën që i skadon këtë sezon, duket se largimi i tij është i paevitueshëm.
Mourinho ka filluar t’i besojë 20 vjeçarit Tanganga, i cili ka dalë nga akademia e “Gjelave”. Madje, strategu portugez i ka kërkuar klubit që t’i rinovojë kontratën anglezit, i cili aktualisht përfiton vetëm 1000 sterlina në javë.
Agjenti i Vertonghen ka folur për situatën e mbrojtësit, duke pranuar se klubi nuk i ka ofruar rinovim: “Vertonghen padiskutim që ka oferta, sidomos për në verë, kur do të jetë pa kontratë. Klubi i Tottenham nuk na ka ftuar të flasim për rinovim, por nëse do ta bëjnë, ne do të nisnim menjëherë bisedimet”./abcnews.al