Josa: Të humbësh ndaj Tiranës nuk është dramë, mënyrase si ndodhi ishte e shëmtuar

schedule19:17 - 26 Shkurt, 2022

schedule 19:17 - 26 Shkurt, 2022

Laçi u mposht me poker nga Tirana në “Air Albania”, dhe kjo ishte disfata e parë për kurbinasit pas 11 ndeshjesh pa humbje.

Pas ndeshjes trajneri Mirel Josa është shprehur se të humbësh me Tiranën nuk është ndonjë çudi, por mënyra se si lojtarët interpretuan lojën në takimin e sotëm nuk ka lënë “shije” të mirë te tekniku i bardhezinjve.

“Të humbësh nuk është dramë, por mënyra se si humbën ne ishte e shëmtuar. Nuk dua të nënvlerësoj cilësitë e Tiranës, por ato gabime sidomos te goli I parë dhe I tretë, pas hyrë të markimet në pozicionet standard, apo te goli i katërt, nga gabimi I një lojtari që ishte shokuar që te goli I parë. Mund të bëja ndryshime, por erdhi goditja shumë shpejt nga Tirana, ndaj e lamë që të mbyllje pjesa e parë.”

Presioni ndaj Laçit: “Nuk ka pse lojtarët të kenë presion, nuk i kishin bërë këto gabime më parë. Po dal te goli i tretë dhe te goli i kornes, kishim vendosje shumë të gabuara, mosmarkimi ishte fatal. Një ndeshje me Tiranën mund të humbet, diferenca është gjashtë pikë sërish, por mënyra si humbëm nuk më pëlqeu. Kampionat ka shumë, më intereson që skuadra të uket me këmbë në tokë. Nuk ka mundësi një ndeshje të na çojë në këtë pikë ku shkuam sot.

Zëvendësimi i Roganovicit: “Roganovic ishte shumë dobët psikologjiksht, u pa edhe në dhomat e zhveshjes. Nuk dua të godas një lojtar që bën ato gabime, foshnjërake që nuk i ka bërë ndonjëherë në stërvitje. Patëm një shthyrje në lëvizje, qoftë nga Ziko dhe nga Ujka. Humbëm topin shumë herë dhe përfitoi Tirana, që na kapi në befasi. Nuk po flas për golin e katërt, me një top pas shpinë për Xhixhën. Në fakt kishim punuar gjatë gjithë javës për mënyrën se si luan Xhixha.” /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!