Josa “makthi” i Bejzades, strategu i pankinës i merr vendin edhe tek Erzeni

schedule11:36 - 5 Mars, 2024

schedule 11:36 - 5 Mars, 2024

Sërish lëvizje në radhët e trajnerëve të Superiores, teksa pas largimit, të Mirel Josës nga stoli i Laçit ka përfunduar edhe “aventura” e Skerdi Bejzades, në stolin e “Shijakasve” të Erzenit, teksa mbrëmjen e së hënës, tekniku, i është kominukar vendimi për shkarkimin nga klubi, që duket se nuk e ka kapërdirë humbjen 3-0 në derbin ndaj Teutës, një ndeshje direkte për mbijetesën.

Bejzade mori drejtimin e Erzenit vetëm më 8 shkurt dhe drejtoi skuadrën për 5 ndeshje, duke marrë dy fitore, dy humbje dhe një barazim, teksa tashmë largohet duke lënë skuadrën sërish në zonën e rënies, me “Shijakasit”, që ndodhen në vendin e 9-të të tabelës, me 26 pikëve, 2 më pak se Teuta e vendit të 8-të dhe 4 më pak se Laçi, në vendin e 7-të të tabelës.

Ndërkaq, nga raportimet më të fundit të mediave është mësuar, se klubi shijakas pritet t’i besojë stolin Mirel Josës, trajner që deri në fundjavë ishte në stolin e Laçit. Një detaj ky mjaft interesant, teksa kujtojëm se, pas largimit të Bejzades, në fillimin e këtij sezoni, nga Laçi, në stol u ul Mirel Josa, i cili i merr vendin ish-sulmuesit edhe në pankinën e Erzenit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!