Josa: Humbja me Erzenin djeg ende, keni nisur herët të flisni për titullin

schedule18:15 - 9 Shtator, 2022

schedule 18:15 - 9 Shtator, 2022

Vllaznia është gati për duelin kundër Egnatias. Trajneri Mirel Josa para mediave deklaroi: “Nuk do të thotë që fituam dy ndeshje qoftë me Kukësin dhe qoftë me Tiranën, humbja me Erzenin na ngacmon. Nesër do të kemi një ndeshje të vështirë, pasi Egnatia është forcuar dhe kompletuar.

Ka humbur dy ndeshje, që mund të dilte dhe ndryshe, sidomos me Partizanin. Kjo na bën ta vlerësojmë maksimalisht këtë kundërshtar dhe gjithë skuadrat e tjera. Ky vlerësim nuk bëhet se është Egnatia apo ndonjë tjetër”.

“Shkodranët tek Egnatia? Nuk është ballafaqim brenda familjes, por Vllaznia kundër Egnatias. Ato drejtues dhe lojtarë kanë luajtur më herët me Vllazninë, por janë pjesë e ekipit të Egnatias.

Mua më intereson që lojtarët të jenë të fokusuar 100%, të jenë në gjendje të kryejnë manovrën sulmuese dhe të ndalojmë përpjekjen sulmuese të Egnatias. Ne do të kemi prioritet për sa i përket sulmit.

“Për mua detyrim është për çdo ndeshje dhe Egnatia ka detyrim për të fituar, por kjo varet se sa do ta respektojmë ne futbollin. Titulli? Keni filluar shumë shpejt të flisni për titullin. Ne duhet të konsolidohemi, të jemi sa më shumë skuadër”. / abcnews.al