Jorida Tabaku: Bizneset po përjashtohen nga ndihma sepse qeveria nuk ka fonde

schedule14:09 - 10 Prill, 2020

schedule 14:09 - 10 Prill, 2020

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në një lidhje me “ABC News” ka folur për masat e vendosura nga qeveria dhe komunikimin e kryeministrit me qytetarët.

Tabaku tha se kryeministri ka përdorur një komunikim që nuk është parë nga asnjë kryeministër i një shteti tjetër.

Ajo theksoi se gjatë kësaj situate opozita ka qenë e drejtpërdrejtë për mungesën e transparencës. Sipas saj është e papranueshme numri i vogël i bizneseve të mbështetur nga qeveria. Tabaku u shpreh se qeveria po bën një luftë politike që nuk është e domosdoshme dhe se qeveria po tregon arrogancën e saj në këtë situatë.

“Nuk ka pasur asnjë plan ekonomik të plotë. Ne kemi përshëndetur masat sociale të rritje së pagesës, por kemi ngritur shqetësimin që shumë pak individë po e marrin dhe nuk transparencë për këtë proces”, deklaroi Tabaku.

Më tej Tabaku tha se bizneset po përjashtohen nga ndihma sepse qeveria nuk ka fonde.

“Një ndër hapat për të ndihmuar biznesin është përfshirja e të gjithëve në paketë dhe asnjë biznes të mos diskriminohet. Qeveria duhet të mendojë për 90% të shqiptarëve”, tha Tabaku.

/abcnews.al