Jorgo Goro kalon për gjykim, ish-kryetari i bashkisë së Himarës akuzohet nga SPAK për tjetërsim pronash

schedule11:10 - 15 Nëntor, 2024

schedule 11:10 - 15 Nëntor, 2024

Dosja e ish-kryetarit të Bashkisë së Himarës Jorgo Goro ka kaluar për gjykim këtë të premte, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.

Në rast se pranohet kërkesa e Prokurorisë në rast se dënohet përfiton ulje të dënimit në 1/3.

Goro akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste, në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqe prone në Bashkinë e Himarës.

Në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Himarës, ai ka përcjellë pranë organeve kompetente dokumente të falsifikuara duke tjetërsuar një sipërfaqe tokë nga pronësie e shtetit në pronësi të subjekteve private. Këto sipërfaqe prej rreth 10 mijë metra katror janë sekuestruar nga SPAK dhe si përfitues fundor kishin ish-deputetin Artan Gaçi.

Gjithashtu, SPAK ka dyshime se Goro nuk ka deklaruar një banesë në pronësi të tij.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!