Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Jorginho: U lodha nga këto fjalë, nuk ka më justifikime për të rinjtë

schedule17:44 - 31 Dhjetor, 2019

schedule 17:44 - 31 Dhjetor, 2019

Frank Lampard ka krijuar një grup shumë interesant te Chelsea. Lojtarët e rinj në moshë janë të shumtë, ndërsa zhbllokimi i merkatos pritet të përforcojë kontingjentin dhe cilësinë e ekipit. Ekipi renditet në vend të katërt dhe është brenda objektivit për t’u kualifikuar në Champions League.

Jorginho, i cili shënoi golin e barazimit ndaj Arsenal, ka folur hapur rreth kësaj situate. “Blutë e Londrës” fituan me përmbysje derbin e Londrës kundër Arsenalit, një ndeshje që e nisën keq. Italo-braziliani ka një mesazh të qartë për lojtarët e rinj dhe analizon problemet e hasura në sfidën e fundit.

E dëgjoj gjithmonë të njëjtën gjë që Chelsea është një ekip i ri, por jemi në mes të sezonit dhe çdo lojtar duhet të marrë përgjegjësi. Jo vetëm më të vjetrit. Mosha e re nuk duhet të jetë një justifikim, çdokush duhet të jetë gati dhe i përgatitur për të luajtur, për të luftuar.

Arsenali? Në fillim ishim shumë të butë dhe unë tentova të ndryshoj dinamikën dhe qasjen tonë. Nuk e di pse nuk ishim gati në fillim të sfidës, nuk është hera e parë që ndodh. Duhet të ishim përgatitur më mirë gjatë javës, ndryshimi gjatë ndeshjes nuk është kurrë diçka e lehtë, veçanërisht nëse flasim për mentalitet“, përfundon Jorginho. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!