Ditën e nesërme Chelsea do të përballet me Juventusin në kuadër të ndeshjeve të dyta në grupet e Champions League.
Para kësaj ndeshjeje për mediat ka folur një nga lojtarët i cili po provon edhe këtë sezon të jetë një nga më të mirët, Jorginho.
Italiani foli për Gazetta dello Sport, ku u shpreh se është koncentruar dhe gati për ndeshjen në “Allianz Stadium”.
“Për momentin, në mendimet e mia është ndeshje nga kundër Juventusit. Po luftoj endë për disa trofe këtë sezon, Liga e Kombeve më ekipin kombëtar në tetore dhe më pas Kupa e Botës për Klube me Chelsea në dhjetor. 2021 ishte një vit i jashtëzakonshëm për mua dhe unë jam duke e shijuar këtë moment. Tashmë konsiderohem si një kandidat për “Topin e Artë”, më bën krenar. Nëse kjo ndodh fo të ishte një gjë e mirë, por jemi ende herë. Tani dua të qëndroj me këmbë në tokë, të luaj dhe përpiqem të fitoj me Chelsean dhe me Italinë,” përfunon mesfushori i “Bluve”. /abcnews.al/