Pas fundit të sezonit, të gjithë po flasin për fituesin e Topit të Artë dhe në listë janë disa kandidatura, mes tyre edhe Jorginho, që fitoi Champions League me Chelsean dhe Euro 2020 me Italinë.
Në të dy rastet ai ishte një nga pikat kyçe të ekipit. I pyetur për trofeun më të madh individual, Jorginho shprehet se varet nga kriteret, por askush nuk ka fituar sa ai sezonin e shkuar.
“Ne jetojmë për ëndrrat. Por do të jem mjaft i sinqertë: kjo varet nga kriteret që çojnë në caktimin e fituesit dhe nëse flasim për talentin, unë jam i vetëdijshëm se nuk jam më i miri në botë.
Nëse vendoset duke u bazuar te titujt, mirë, askush nuk ka fituar më shumë se unë këtë sezon. Messi, Cristiano Ronaldo apo Neymar? Jemi krejtësisht të ndryshëm, por kjo varet nga kriteret për të cilët do vendoset”, u shpreh mesfushori. /abcnews.al