Jorginho është një nga lojtarët e shumë kërkuar nga shumë skuadra, të cilat kërkojnë të sigurojnë shërbimet e tij në merkatën e verës, si një element shumë të vlefshëm për sezonin e ardhshëm.
Situata në të cilën aktualisht ndodhet skuadra e Chelsea ka ngritur shumë dyshime dhe pasiguri sa i takon të ardhmes së lojtarëve, ku Jorginho është njëri, ku e ardhmja e tij akoma nuk dihet.
Mesfushori ka kontratë deri në qershorin e vitit 2023, ndërsa blutë e Londrës e blenë nga Napoli në verën e vitit 2018 për shifrën e 57 milion eurove.
Juventusi është nga të interesuarit për Jorginho, ndërsa lidhur me të tillë zëra ka folur edhe angjenti i lojtarit, Joan Santos
“Merkato është e bllokuar për Chelsea. Nëse situata zgjidhet, prioritet do të jetë rinovimi i kontratës”.
“Juventusi? Nuk kam folur me ta, por e di që janë të interesuar”, është shprehur Joan Santos. /f.a/abcnews.al