Barcelona dëshiron Jorginhon dhe kjo gjë nuk është më një mister.
Lajmi qarkullon në Spanjë dhe thuhet se mesfushori italian ka përfunduar në listën e dëshirave të Xavit.
Sipas “Sport”, lojtari i Chelsea, i cili gjithashtu do të ishte i gatshëm të transferohej me parametra zero në fund të sezonit, nuk do të marrë asnjë vendim për të ardhmen e tij derisa të dëgjojë një propozim konkret nga klubi katalanas./ h.ll/abcnews.al