Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, tha se Izraeli po e zbaton një politikë për t’i detyruar palestinezët të ikin nga Gaza përmes një lufte që i përputhet “përkufizimit ligjor të gjenocidit”.
Izraeli i ka hedhur poshtë këto akuza duke i cilësuar si “të rrejshme”.
Safadi, vendi i të cilit përkufizohet me Bregun Perëndimor dhe i pranoi shumicën e palestinezëve pas krijimit të Izraelit më 1948, theksoi se Izraeli ka mbjell urrejtje e cila do ta mundojë rajonin dhe përcaktojë gjeneratat e ardhshme.
Izraeli është duke u përballur me kritika dhe thirrje për një armëpushim, sepse i ka vrarë mijëra palestinezë civilë dhe i ka zhvendosur gati 85 për qind të 2.3 milionë banorëve të Gazës brenda territorit të rrethuar, ku, sipas OKB-së, nuk ka mbetur me asnjë vend i sigurt për t’u strehuar.
Zëdhënësi i Qeverisë së Izraelit, Eylon Levy, i hodhi poshtë akuzat e Jordanisë, duke thënë: “Natyrisht, këto janë akuza të rrejshme dhe fyese”.
“Izraeli po lufton për ta mbrojtur veten nga përbindëshat që e kryen masakrën e 7 tetorit, dhe qëllimi i ofensivës tonë është t’i sjellim para drejtësisë këta përbindësha dhe të sigurohemi se ata nuk mund ta lëndojë popullin tonë kurrë më”, tha Levy.
Izraeli u ka bërë thirrje civilëve në Gazë të largohen nga fushëbetejat për sigurinë e tyre dhe dëshiron që edhe tjerët ta përsërisin këtë thirrje, tha Levy./REL/