Jordani, diplomatët ndërkombëtarë diskutojnë të ardhmen e Sirisë

schedule16:15 - 14 Dhjetor, 2024

schedule 16:15 - 14 Dhjetor, 2024

Ministrat e Jashtëm të shteteve arabe do të takohen sot në Jordani, së bashku me përfaqësuesit ndërkombëtarë për të diskutuar të ardhmen e Sirisë – pa asnjë sirian të pranishëm.

Ministria e Jashtme jordaneze deklaroi se objektivi është të hulumton mënyra për të mbështetur vendin gjatë fazës tranzitore – pas rënies së liderit Bashar al-Assad.

Qëllimi i bisedimeve është garantimi i një procesi politik gjithëpërfshirës nën udhëheqjen siriane që përfshin të gjitha grupet brenda vendit të fragmentuar.

Sipas burimeve jordaneze, në samit do të marrin pjesë ministrat e Jashtëm të Jordanisë, Arabisë Saudite, Irakut, Libanit, Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit dhe Katarit.

Përfaqësuesit arabë do të takohen në qytetin Akaba me ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe SHBA-së, përkatësisht Hakan Fidan dhe Antony Blinken.

Gjithashtu, do të marrin pjesë edhe përfaqësuesja e BE-së për Punët e Jashtme, Kaja Kallas, si dhe i dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Geir Pedersen

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!