Jonuz: Pse nuk e duan Vllazninë?! U sulmova sapo erdha në Shkodër!

schedule20:36 - 4 Nëntor, 2019

schedule 20:36 - 4 Nëntor, 2019

Mirsad Jonuz, trajneri i Vllaznisë, u pa shumë i acaruar në ndeshjen me Bylisin. Te goli i pësuar protestoi shumë dhe u ndëshkua me karton të verdhë. Kuqeblutë pësuan humbjen e dytë radhazi dhe pas sfidës me Bylisin, Jonuz foli në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

“Çfarë të them pas kësaj ndeshje? Flitet për kualitet të lojtarëve, por unë nuk e pashë. Kur vjen puna për kondicionin fizik, nuk kam asnjë problem. Nuk e kuptoj pse në pjesën e parë skuadra ime nuk luan mirë, nuk e pason topin shpejt, nuk bën presing, pse janë nervozë. Këto faktorë janë shumë të rëndësishme për një skuadër. U tensionuam pas atij goli të anuluar për pozicion të parregullt. Arbitri mbështeti Bylisin. Kështu ka ndodhur me Tiranën e me skuadra të tjera.

Pse nuk e duan Vllazninë? Vllaznia ka bërë punën e saj, ka 15 pikë. Sot kisha mungesa, katër lojtarë. Aktivizova lojtarë të rinj. Ky është problemi i Vllaznisë, të gjithë lojtarët e tjerë janë shkodranë dhe kanë presion më të madh. Nuk marrin përsipër përgjegjësi, bëjnë lojë të thjeshtë. Unë kam ardhur para tre muajsh dhe që në ditën e parë, më sulmonin. Ish-trajnerë, ish-lojtarë.

Të gjithë më kanë bërë presion. Kjo është skuadër e re, çfarë doni nga ju? Doni të iki? Nuk po marr asnjë përkrahje. Nëse doni që unë të largohem, pa problem, largohem. Gjithmonë e humbnim topin pa asnjë arsye, problem  shumë i madh. Ata bënë një kros, një gol. Sa shanse pati Bylis? Zero! Pjesa e parë nuk u luajt mirë nga Vllaznia.

Gabim i lojtarit tim, por asistenti tha offside. Katër arbitra të tjerë, thanë gol. Ky është problemi. Nuk po them që nuk ishte gol, pasi nuk është detyra ime, por disa herë gjatë lojës, arbitri nuk dha asnjë faull për ne. Arbitrave iu them: Mbajeni lojën 50-50. Rasti i Qardakut? Penallti e pastër. Pse nuk ia dha Bylisit? Mos jep këtej, mos jep andej. Çfarë është kjo?

Unë dua të vazhdojmë deri në dhjetor te Vllaznia së bashku. Dua të vazhdoj edhe pas dhjetorit dhe çdo gjë do të vazhdojë të ndryshojë, ndryshojë. Kam shumë gjëra që duhet të ndryshojmë. Deri në dhjetor, këto lojtarë kam. Merkato e janarit? Nuk do të them asgjë. Kemi edhe një ndeshje me Tiranën. Pastaj gjashtë ndeshje të tjera. Plani im është të marrë 25-26 pikë. Të marrim këto pikë dhe do të jetë hap i mirë për mbylljen e fazës së dytë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!