Jonuz: Na mungoi guximi, vuajtëm shumë për 20 minuta! Futbolli, si aventurë

schedule19:43 - 4 Mars, 2020

schedule 19:43 - 4 Mars, 2020

Mirsad Jonuz, ndali Kukësin sot me Vllazninë, pas ndeshjes foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport: “E kemi treguar edhe më parë që ndaj ekipeve të forta kemi luajtur mirë. E dinim që ata kishin mungesa, ndaj ndërtuam këtë taktikë. Kishim disa raste. Në 20 minuta të pjesës së dytë nuk ishim askund. Presioni ishte i madh.

Për Vllazninë do të them: kam një mesazh për tifozët në Shkodër, kur fitojmë dhe marrim një pikë për të gjithë është e lehtë. Kur humbim duhet të jenë afër nesh. Ky është sport kolektiv dhe ndodh edhe që humb, ose fiton”.

“Mungesa e guximit? Konstatimi është i saktë, kishim mundësi. Gjithsesi qëndron rreziku nëse hapemi. Kishim 2-3 raste dhe nuk ishin kundërsulme. Në të ardhmen do ta kemi parasysh këtë gjë”, tha Jonuz pas ndeshjes.

“Ecuria e mirë në transferta? Pak para fola dhe thashë me humor që duhet të ulem jashtë. Futbolli ndaj është interesant. Kemi humbur disa ndeshje ne fund. Ndodhi për shkak se disa lojtarë ruheshin nga kartonët dhe kjo është gabim. Duhet të kemi përqendrim në fund. Kur e shohim që nuk fitojmë dot, duhet të mbrojmë rezultatin. Futbolli dhe jeta janë si aventurë dhe nuk dihet se çfarë ndodh në të ardhmen”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!