Mirsad Jonuz, trajneri i Vllaznisë, në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, foli për ndeshjen e fituar me Flamurtarin dhe për shumë tema të tjera. “Ishte e rëndësishme ta nisnim me tre pikë. Pas afrimeve nuk është e lehtë, kurse Hygor erdhi para dy ditësh. Ramadani pati shqetësime gjatë lojës dhe nuk kishim Krymin. Me rëndësi është që fituam”.
“Flamurtari erdhi këtu dhe luajti lirshëm. Të gjithë e dinë situatën e tyre. Nuk kishin çfarë humbnin dhe luajtën lirshëm. Ndeshje të tilla janë të vështirë, nuk duhet nervozizëm. Pas tre muajsh fituam këtu. Pas golit të dytë u hap loja dhe luajtëm mirë. I përgëzoj djemtë”.
“Është e vështirë të luash në gjysmëfushën e tyre, pasi ishin tre lojtarë që luanin për herë të parë. Sidorenco do 10 ditë të jetë gati. Pasi të jetë gati do e rrisë konkurrencën në skuadër. Tani kemi një grup të mirë për të punuar”.
“Hristov? Ëshët e vështirë të flitet që tani, ka nevojë të përshtatet. Unë e mbështes atë. Ka vetëm tetë stërvitje me ne. Ekipi luajti mirë, Hygor ishte stërvitur atje. Kisha folur me të. E kuptoj që nuk kritikuar për Hristov”.