Jonida Vokshi është një nga vajzat më të dashura të ekranit shqiptar. Prej një viti, ajo është bërë nënë e një vajze, të cilën e ka pagëzuar me emrin Emi. Pavarësisht angazhimeve, Jonida gjen gjithmonë kohë për vogëlushen.
Së fundmi, aktorja ka publikuar disa momente me Emin, duke treguar se është kthyer në shoqen e ngushtë më të mirë.
”Erdhi dita qe ti e vogla ime, te ulesh ne kafe me mamin si e madhe, ta kerkosh e ta pish vete qumeshtin.
Sa shpejt po rritesh o mam”, ka shkruar Jonida, krahas fotove të ëmbla.
View this post on Instagram
Sa i përket karrierës, Vokshi është angazhuar në serialin H.O.T, ku luan një nga rolet kryesore./abcnews.al