Jonida Vokshi zbulon foton e preferuar në ditën më të rëndësishme të partnerit të saj

schedule13:35 - 3 Nëntor, 2021

schedule 13:35 - 3 Nëntor, 2021

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Dyshja e aktorëve kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë, fryt i së cilës është dhe vajza Emi. Ditën e sotme, në shtëpinë e tyre ka festë.

Aktori nga Kosova feston ditëlindjen dhe Jonida është kujdesur t’i përcjellë fjalët më të ngrohta. Në një foto që ka ndarë në Instagram, ku shihen të buzëqeshur, Jonida shprehet se është personi më i rëndësishëm për të dhe të bijën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial)

“Kjo është ndër fotot tona të preferuara edhe pse para 6 vitesh. Ajo që e du më shumë se gjithcka te ne, është se kenaqemi e qeshim bashkë njësoj si atëherë. Gëzuar ditën tënde të lindjes dashuria ime dhe e Emit. Të dua”, ka shkruar aktorja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!