Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë në fund të qershorit. Dyshja e famshme po shijojnë këtë periudhë të këndshme si prindër, ndërsa ndajnë shpesh momente me të voglën e tyre në rrjete sociale. Ashtu sikurse të gjitha mamatë, dhe moderatorja është përpjekur t’i mësojë së bijës fjalën e parë.
Emi tashmë është 7 muajshe dhe Jonida ka shpresuar shumë që fjala e parë e saj të ishte “mama”, por nuk ka rezultuar kështu. Pavarësisht përpjekjeve të saj, fjala e parë e Emit të vogël ka qenë “baba”. Në një video që ajo ka ndarë në InstaStory, dëgjohet Emi duke thërritur “Baba” disa herë.
“I rri 7 muaj mbi kokë duke i përsëritur Mama mama, thuaj mama dhe vjen momenti që nuk pushon duke thënë Baba baaa”, ka shkruar me humor Jonida. Jonida është kaq e lidhur me Emin saqë i ka dedikuar dy tatuazhe. Të parin e ka realizuar në dorë me emrin e vajzës së saj, ndërsa të dytin e ka bërë në shpinë, duke shkruar “Faleminderit Zot”. /abcnews.al