Jonida Vokshi ka suprizuar fansat e saj me një ndryshim që ka bërë në look. Moderatorja dhe aktorja ka publikuar një video në Instagram, ku shfaqet me baluket e prera. “Gjeni ndryshimin”, ka shkruar Jonida me humor krah videos.
Ky ndryshim është pritur mjaft mirë nga fansat, të cilët menjëherë kanë vërshuar me komente duke e komplimentuar. Pas ardhjes në jetë të Emit, Jonida vendosi të bëjë ndryshonte pak duke i çelur pak flokët, duke iu shtuar disa nuanca më të hapura.
Kujtojmë që moderatorja mirëpriti fëmijën e saj të parë në Qershor të vitit që lamë pas. Jonida dhe Besniku u bekuan me Emin. Asokohe, moderatorja u bë kryefjalë e mediave pasi i befasoi të gjithë me format e trupit pak ditë pas lindjes. /abcnews.al/