Këngëtarja Jonida Maliqi ka marrë një surprizë të këndshme nga djali i saj, Dan. Këngëtarja ka treguar përmes disa videove që ka publikuar në Instastory se vogëlushi ka pikturuar në muret e shtëpisë duke shkruar: “Mami të dua shumë”.
“Më vjen keq ta lyej shtëpinë tani. Piktori im. Sapo më dhuroi tatuazhin e radhës”, ka shkruar Jonida krahas videove që ka ndarë me ndjekësit. Pas kësaj suprize të këndshme, me siguri Jonida do ta ketë të vështirë ta lyejë shtëpinë, në muret e së cilës i biri ka shkruar mesazhin.
Kujtojmë që Jonida ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave edhe për lidhjen me aktorin e humorit, Romeo Veshaj. Dyshja pranoi pak kohë më parë publikisht se janë bashkë, dhe prej atëherë ata nuk kanë nguruar të ndajnë momente romantike edhe në rrjete sociale. /abcnews.al/