Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj, pranuan më në fund publikisht marrëdhënien e tyre, pas shumë kohësh që spekulohej në media. Dyshja tashmë janë bërë të pandashëm, ku nuk ngurojnë të publikojnë momente pranë njëri-tjetrit.
Romeo, përpos natyrës karizmatike që e karakterizon, di si të jetë edhe romantik. Së fundmi, aktori ka publikuar një foto ku shfaqet duke përqafuar këngëtaren, ndërsa shkruan: “Paqja është premtimi që ti mban”. Ndërkohë, nuk ka munguar as një koment as nga Jonida, ku shkruan: “Zemër ti”.
Çifti është arratisur për disa ditë pushimi në Mal të Zi. Por nga dyshja nuk kanë munguar as momentet qesharake që i kanë ndarë në rrjete sociale. Dje, Romeo publikoi një video ku shihej Jonida, e cila teksa përpiqej të realizonte një foto, aktori e shtyn drejt pishinës. “Shiko pak majtas”, dëgjohet të thotë aktori, i cili përfiton nga rasti për ta shtyrë në ujë. /abcnews.al