Viti që lamë pas ishte shumë i vështirë për të gjithë ne po në mënyrë të veçantë për artistët, një pjesë e të cilëve shtynë edhe projektet e tyre muzikore për një moment të dytë. Kështu ka ndodhur edhe me këngëtaren Jonida Maliqi e cila me gjithë angazhimin në ekran të programit “Jonida’s Room”, duket se muzikën ja ka lënë këtij viti.
E ftuar në ABC tek “E ardhmja është vajzë” me Ermira Çaushollin, krahas sukseseve të deritanishme, Jonida foli pak edhe për projektet që do të vijnë së shpejti. Do të sjellë një bashkëpunim me një artist xhamajkan dhe ka mbetur vetëm videoklipi i cili nuk u realizua për shkak të pandemisë.
LEXO EDHE: Dy momente të vështira në jetë, e kanë bërë Jonida Maliqin të jetë më e fortë
Krahas kësaj po punon me një studio në Prishtinë një këngë shumë të dashur e të ndjerë për të. Kjo kohë i ka shërbyer si periudhë frymëzimi për të kërkuar po ashtu nga bashkëpunëtorët materiale muzikore duke dashur t’i dedikohet pak më shumë muzikës këtë vit. /abcnews.al
LEXO EDHE: Suksesi më i madh për Jonida Maliqin është djali, por ka edhe 2 momente të tjera triumfi