Jonida Maliqi ndan foton e veçantë me artisten shqiptare: Ke qenë frymëzimi im!

schedule22:53 - 3 Shtator, 2020

schedule 22:53 - 3 Shtator, 2020

Një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar është padyshim Jonida Maliqi. Edhe pse prej kohësh nuk ka qenë aktive në muzikë, ajo qëndron pranë fansave nëpërmjet rrjeteve sociale, ku ndan momente nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, autorja e hitit “Jam bërë si ti” ka publikuar një foto, ku shfaqet krahas këngëtares së mirënjohur Irma Libohova. “Me të madhen artiste.“, ka shkruar Jonida krahas fotos, duke treguar vlerësimin që ka për artisten.

 

Joni, shpirt i bukur që kur të kam njohur. Sa shumë vite”, ia ka kthyer Libohova nëpërmjet një komenti në postim. Por, nuk ka vonuar dhe përgjigjja e Jonidës, e cila ka treguar se Irma ka qenë gjithmonë frymëzimi i saj.

Edhe unë nuk e harroj kurrë se sa shumë më ke frymëzuar”, ka shkruar Jonida. Maliqi po shijon lidhjen e dashurisë me aktorin e humorit Romeo Veshaj. Që kur bënë publike lidhjen e tyre, dyshja nuk kanë nguruar të ndajnë momente romantike në rrjete sociale. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!