Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Joni Keta, i duhuri për BKH-në”/ Ish-prokurori: Edhe nëse i mbaron mandati Dumanit, puna e SPAK do të vazhdojë!

schedule23:47 - 5 Dhjetor, 2025

schedule 23:47 - 5 Dhjetor, 2025

TIRANË- Ish-prokurori Ervin Karanxha në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News foli për propozimin e Joni Ketës si drejtues i ri për BKH-në, duke u ndalur edhe tek zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK.

Ai tha se Joni Keta është emri i duhur dhe së është i rritur në strukturat e SPAK, duke shtuar se gjithashtu edhe kandidatët e tjetër kanë qenë në një garë të fortë dhe figura të vlerësuara.

Gjithashtu u shpreh se të katër kandidatët për SPAK,  i kanë kaluar njëherë filtrat dhe se janë të përgatitur.

“Në lidhje me drejtuesin e SPAK, të katër kandidatët i kanë kaluar njëherë filtrat. Kandidatët mund të bëjnë lobim se është lobim në lidhje me punën që do bëjnë. Pavarësisht se mbaroi mandatin zoti Dumani kjo nuk do të thotë se do të mbarojë SPAK, pasi SPAK do të vazhdojë”, tha ai.

Më tej shtoi se krerët e rinj që do zgjidhen duhet të kenë prioritet dosjet e vjetra, sidomos dosjen “21 Janarin”. Ish-prokurori shtoi se Prokurorja në atë kohë nuk ushtroi detyrën.

“21 janari është ngjarje sensitive. Ndoshta disa personave nuk u pëlqen që ne flasim drejtë”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!