Jon Mersinaj po shkëlqen në sezonin e parë në Kroaci. Mbrojtësi, i cili ishte vjet u huazuar te Laçi, ka luajtur rregullisht me Lokomotiva Zagreb dhe ka dhënë kontributin e tij në ecurinë pozitivë të skuadrës kroate, që do të marrë pjesë në kupat e Europës.
Qendërmbrojtësi, i cili është edhe në fokusin e trajnerit të kombëtare Edy Reja, u përzgjodh në formacionin më të mirë të javës së 35-të në kampionatin kroat. Telesport.hr ka publikuar 11 më të mirët e javës, referuar statistikave të regjistruara nga Instat Sports.
Kjo është hera e katërt këtë sezon, që Mersinaj zgjidhet në formacionin më të mirë. Mbrojtësi, në ndeshjen e fundit ishte i saktë në 40 nga 45 pasimet e bëra, ndërkohë që fitoi 9 duele dhe humbi dy. Mersinaj arriti të ndalonte tetë tentativa pasimesh të kundërshtarëve, si dhe kontrolloi topin në 5 raste kur ishte i diskutueshëm. /abcnews.al