Konkurrenca këtë herë duket tepër e madhe. NBA po dominohet nga yje të tillë si Luka Doncic, Viktor Uembaniama apo Shej-Gilgës Aleksandër, por edhe legjenda e vjetër nuk po mbetet prapa.
Nikola Jokiç luajti ndeshjen e tretë të sezonit dhe realizoi tripëll dabëllin e tretë radhazi.
Jo shumë kampionë të basketbollit amerikan e kanë bërë, ndërsa kapiteni I Denverit ka tani 167 tripëll dabëlla në karrierë, duke qenë I treti më I miri në histori, dhe vetëm 14 tripëll dabëlla pas ish-rekordmenit Oskar Robertson.
Falë tij, por edhe falë 43 pikëve të shënuara nga Xhamal Marrej, skuadra nga Kolorado fitoi ndaj mallkimit të sezonit të kaluar, Minesotës.
Rezultati ishte 127-114, më në fund një sukses, pasi edicionin e shkuar u pësuan 4 humbje në 4 ndeshje.
Ndikoi padyshim mungesa e yllit kryesor të miqve, Entoni Eduards.
Jokiç shënoi 25 pikë, kapi 19 topa në tabela e shërbeu 10 asistë, ndërsa Marrej ishte tepër I saktë, me 16 gjuajtje të realizuara nga loja nga 19 gjithsej.
Denver ka dy fitore radhazi pas humbjes së pësuar në ndeshjen e hapjes së sezonit, dhe objektivat mbeten titulli kampion si dhe për kapitenin nga Serbia, të fitojë sërish çmimin e lojtarit më të mirë të edicionit të rregullt./abcnews.al

