Johnson: Vrasja e civilëve në Bucha “e ngjashme” me gjenocid

schedule14:07 - 6 Prill, 2022

schedule 14:07 - 6 Prill, 2022

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar dënoi veprimet e forcave ruse në Bucha por nuk i quajti gjenocid, sipas skynews.

“Kur shohim atë që po ndodh në Bucha, dhe krimet që Putini ka bërë në Ukrainë nuk janë shumë larg gjenocidit,” tha ai gjatë një vizite në një spital në Weleyn Garden.

“Nuk është çudi që njerëzit po reagojnë në atë mënyrë. Nuk kam dyshim se komuniteti ndërkombëtar, do të miratojë sanksione shtesë kundër Rusisë”.

Gjatë fundjavës, në rrjetet sociale u postuan foto dhe video të tmerrshme nga qyteti i sapoçliruar i Bucha. Banorët gjithashtu treguan se si civilët u torturuan dhe u qëlluan për vdekje nga ushtarët rusë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!