Sulmi në centralin bërthamor, Johnson telefon Zelenskyn: Veprimet e Putinit, kërcënojnë direkt Evropën

schedule06:41 - 4 Mars, 2022

schedule 06:41 - 4 Mars, 2022

Kryeministri i Britanisë Boris Johnson thotë se “veprimet e pamatura të presidentit Putin tani mund të kërcënojnë drejtpërdrejt sigurinë e të gjithë Evropës,” sipas një deklarate të lëshuar rreth një telefonate midis Johnson dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky”.

Telefonata u bë pak pasi lajmi u përhap për një zjarr në stacionin e energjisë bërthamore Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore. Një zëdhënëse e Downing Street e quajti situatën “të rëndë shqetësuese,” duke shtuar: “Të dy liderët ranë dakord që Rusia duhet të ndalojë menjëherë sulmin e saj në termocentral dhe të lejojë akses të papenguar për shërbimet e urgjencës në termocentral”.

Johnson tha gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar “do të bënte gjithçka që mundej për të siguruar që situata të mos përkeqësohej më tej” raporton “BBC”. Ai po kërkon një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në orët e ardhshme dhe se Mbretëria e Bashkuar do ta ngrejë çështjen menjëherë me Rusinë dhe partnerët e ngushtë. “Të dy udhëheqësit ranë dakord që një armëpushim ishte vendimtar,” tha zëdhënësja e Downing Street.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!