Lideri i ri i konservatorëve dhe kryeministri britanik do të zgjidhet më 5 shtator.
Lajmi u bë i ditur nga grupi parlamentar konservator.
Lideri i ri do të pasojë Boris Johnson, i cili dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë.
Kjo u njoftua nga Komisioni i vitit 1922, një organ i zgjedhur brenda grupit parlamentar konservator, duke caktuar kohën e votimit dhe duke shkurtuar procesin me disa javë. /Abcnews.al/