Johnson: T’u japim hapësirë Kosovës e Serbisë të arrijnë marrëveshje

schedule09:46 - 10 Shtator, 2018

schedule 09:46 - 10 Shtator, 2018

Senatori amerikan, Ron Johnson, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se zgjidhja e problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të gjendet nga të dyja palët.

Senatori amerikan, Ron Johnson, gjatë vizitës në Kosovë u takua me presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj. Ai tha se nevojitet hapësirë për Prishtinën dhe Beogradin që të gjendet një marrëveshje përfundimtare.

Senatori amerikan, Ron Johnson, vizitoi Kosovën në sajë të një turi të shkurtër ballkanik. Gjatë qëndrimit të Prishtinë, bashkëpunëtori i lartë i presidentit Donald Trump, u prit nga kreu i shtetit Hashim Thaçi dhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Johnson nënvizoi se zgjidhja e problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të gjendet nga të dyja palët.

Ron Johnson, senator i Partisw Republikane nw SHBA: “Pasi të kenë arritur çfarëdo marrëveshje, ne do ta shohim atë për të parë nëse kemi ndonjë shqetësim dhe do të përçojmë ato shqetësime, por tani duam t’u japim Kosovës dhe Serbinë hapësirë nën ombrellën e Bashkimit Evropian, në bisedimet e drejtuara në Bruksel që të gjejnë zgjidhjen. E ritheksoj, nuk do të jetë e lehtë, por besoj se ka dëshirë të sinqertë për të gjetur një zgjidhje”.

Kosova dhe Serbia ndodhe në një periudhë diskutimesh për të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet tyre nën dritën e ideve për ndarje, shkëmbim territoresh apo ‘korrigjime kufijsh”. Debatet kanë nxitur reagime në të dyja vendet por edhe ndarje në skenën ndërkombëtare ndërmjet atyre që do të pranonin një zgjidhje të tillë, nëse palët pajtohen dhe atyre që kundërshtojnë idetë e tilla për shkak të drojës nga pasojat në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Senatori Johnson i quan të ligjshme shqetësimet e tilla. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!