Johnson sfidohet nga kutitë e votimit: Pandemia dhe skandalet finananciare

schedule10:29 - 6 Maj, 2021

schedule 10:29 - 6 Maj, 2021

6 maji është data më e rëndësishme për britanikët që nga zgjedhjet e vitit 2019,  ato zgjedhje që shënuan triumfin e konservatorëve dhe të Boris Johnson. Që atëherë, politika britanike është tronditur nga  të paktën – dy ngjarje që kanë ndryshuar rrjedhën e historisë së Mbretërisë.

E para, është Brexit  dhe e dyta  krejtësisht e paparashikueshme dhe e papritur,  pandemia Covid-19, mbi të cilën qeveria ka qenë në gjendje të ndryshojë marshin për të zhvilluar një nga fushatat më të suksesshme të vaksinimit në botë.

Por pozita e kryeministrit është komplikuar edhe më shumë nga skandali në lidhje me  restaurimin në apartamentin e tij  privat në Downing Street, i cili rrezikon të humbasë “Murin e kuq”( një sërë zonash elektorale) që Johnson ua kishte rrëmbyer rivalëve dy vite më parë.

Në 6 maj, ku rreth 48 milion qytetarë do të shkojnë të votojnë në Mbretërinë e Bashkuar, Skocia siç parashikohet në sondazhe – i sheh zgjedhjet si një referendum për tu shkëputur  nga Mbretëria e Bashkuar, pas një dështimi në 2011.

Më 29 Prill – pavarësisht skandalit dhe hetimit të lidhur me restaurimin  e apartamentit në Downing Street – sipas YouGov konservatorët  do të fitojnë 44% të votave, me madje 11 pikë më shumë se rivali laburist  Keir Starmer.

Sipas një sondazhi të fundit nga Sunday Times, Laburistët  fitojnë 45% të votave  ndërsa Tories 44%. Dhe madje në shkallë kombëtare, sipas sondazhit Laburistët fitojnë me një pikë diferencë nga Tories, 40 kundër 39%. Kjo nuk është një shenjë e mirë për kryeministrin i cili, deri para disa javësh,  duke marrë parasysh fushatën e suksesshme të vaksinimit kundër Covid-19, qëndronte në krye të sondazheve.

Sondazhi i Sunday Times zbulon se 32% e votuesve të ‘Murit të kuq’ kanë më pak të ngjarë të votojnë për Konservatorët në këto zgjedhje sesa kishin një muaj më parë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!