Boris Johnson u ka kërkuar liderëve botërorë që të mos lejojnë Vladimir Putin të aneksojë vende të tjera të Ukrainës, njësoj siç bëri me Krimenë, shkruan The Guardian.
“Britania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me ndihma ushtarake, humanitare, ekonomike dhe diplomatike derisa Rusia “t’i japë fund kësaj lufte të tmerrshme dhe të tërheqë forcat e saj nga e gjithë Ukraina”, tha Johnson në një fjalim në konferencën ndërkombëtare të Platformës së Krimesë.
Kryeministri u bëri thirrje aleatëve që të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën derisa forcat ruse të tërhiqen nga i gjithë territori i saj.
“Putini po planifikon t’u bëjë pjesëve të tjera të Ukrainës – në të vërtetë gjithë Ukrainës, atë që i ka bërë Krimesë. Udhëheqësi rus po përgatitet për “më shumë aneksime dhe më shumë referendume të rreme”, shtoi ai.
Aneksimi i Krimesë nga Rusia “apo ndonjë territor tjetër ukrainas” nuk duhet të njihet kurrë, theksoi Johnson.
/abcnews.al