Kryeministri britanik ka kërcënuar me sanksione bankat dhe kompanitë ruse nëse Moska vendos të pushtojë Ukrainën. Pyetjes se nëse qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë mjaftueshëm për të ndaluar pastrimin e parave të pista ruse përmes Londrës, Johnson iu përgjigj duke thënë se këto kritika nuk ishin të drejta.
“Ne kemi qenë në krye të vendeve për sa i përket eleminimit të korrupsionit global,” tha ai, duke shtuar se Mbretëria e Bashkuar tani dëshiron të forcojë masat kundër pastrimit të parave të pista.
Ai gjithashtu theksoi se Mbretëria e Bashkuar nuk do të tërheqë ambasadorët në Kiev, për të treguar mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën. mSHBA, nga ana tjetër ka larguar të gjithë stafin diplomatik në qytetin perëndimor të Lviv.
/abcnews.al