Johnson jep dorëheqjen: Jam krenar për arritjet e qeverisë

schedule13:30 - 7 Korrik, 2022

schedule 13:30 - 7 Korrik, 2022

Boris Johnson ka njoftuar dorëheqjen e tij si lider i Partisë Konservatore.  Në një deklaratë për mediat ai tha se dëshiron të qëndrojë si kryeministër deri në vjeshtë, në mënyrë që konservatorët të mund të zgjedhin një udhëheqës të ri për ta zëvendësuar atë.

“Jam krenar për arritjet e qeverisë dhe do të vazhdoj të shërbej derisa të zgjidhet një lider i ri,” tha Johnson.

Deklarata e Johnson

Arsyeja që kam luftuar kaq shumë gjatë ditëve të fundit për të dhënë personalisht dorëheqjen është jo sepse nuk doja ta bëja por se kjo ishte puna ime, detyra ime, detyrimi im ndaj jush.

Jam jashtëzakonisht krenar për arritjet e kësaj qeverie në daljen e Britanisë nga Brexit, në zgjidhjen e marrëdhënieve tona me ndërkombëtarët, në menaxhimin e pandemisë, krijimin e vaksinës  më të shpejtë kundër Covid në Europë, daljen më të shpejtë nga bllokimi dhe  mbështetjen e ukrainasve në luftën kundër Rusisë gjatë muajve të fundit.

Ai më pas iu drejtua njerëzve në Ukrainë, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë t’i mbështesë ata.

Në ditët e fundit jam përpjekur të bind kolegët e mi se do të ishte e çuditshme të ndryshojmë liderin kur po japim kaq shumë, kur kemi një mandat dhe kur jemi vetëm disa pikë prapa në sondazhe. Është e dhimbshme që të mos jem në gjendje të përfundoj kaq shumë projekte vete“, shtoi Johnson.

“Por siç e kemi parë në Westminster, instinkti i tufës është i fuqishëm.

Kryeministri mbylli deklaratën e tij duke thënë se deri në gjetjen e zëvendësuesit të tij do të shërbejë në interes të popullit.

“Të jesh kryeministër është “shkollë” në vetvete,  kam udhëtuar në çdo pjesë të Britanisë së Madhe dhe kam takuar kaq shumë njerëz të gatshëm për të zgjidhur problemet e vjetra në mënyra të reja.

“Edhe nëse gjërat ndonjëherë mund të duken të këqija tani, e ardhmja jonë së bashku është e artë,” tha Johnson.

Johnson u duartrokit pas përfundimit të konferencës.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!